Arinaldo Rrapaj ka bërë me “dhimbje koke” ditët e fundit skuadrën e Partizanit. Lideri i të kuqve për shkak të një dëmtimi nuk ishte i gatshëm ndaj Bylisit dhe mungesa e tij u ndje shumë nga kryeqytetasit.
23-vjeçari ka probleme muskulore dhe tashmë është në “luftë” me kohën për rikuperimin e tij. Vlonjati vazhdon rikuperimin dhe stafi i të kuqve shpreson që Rrapaj të mund të jetë i gatshë për duelin me Elbasanin. Lojtari do të vazhdojë të jetë nën kujdesin intensive të mjekësve, të cilët do të thonë edhe fjalën e tyre për sfidën e radhës.
Dule ky që do të luhet ditën e shtunë në orën 19:00 në “Arenën e Demave”. Takim që është i vlefshëm për javën e 18-të të Superiores dhe ku Partizani do të tentojë rikthimin te fitorja në kampionat pas disfatës me Bylisin ditën e djeshme.