
Elbasani
Elbasani ia doli të merrte një fitore shumë të rëndësishme ndaj Partizanit. Një 3 pikësh me shumë vlerë, pasi erdhi pikërisht në shtëpine e “Demave”.
Goli i Fajton Bunjakut në minutën e 37-të të takimit, vendosi fatet e kësaj sfide. Verdheblutë në këtë mënyrë largohen nga kryeqyteti me pikë të plota, ndërsa do të vazhdojnë të kreysojnë Superiores edhe pas javës së 4-të të kampionatit.
Klubi i Elbasanit ka bërë një postim në rrjetet sociale pas sfidës, ku shkruajnë “+3”. Një mesazh i cili padiksutim që “çmend” tifozët e kuq, të cilët shikojnë të mposhten në shtëpinë e tyre, ndërsa ekipi nuk po kalon një moment aspak të mirë në këtë sezon, duke zhgënjyer në këto 4 javët e para.
View this post on Instagram
Poll