Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Merkato për notën 10, por Roberto Bordin pret afrime të tjera te Elbasani

Shkruar nga NEWSPORT
Merkato për notën 10, por Roberto Bordin pret afrime të tjera te
Roberto Bordin duke u prezantuar te Elbasani

Sfida mes Skënderbeut dhe Elbasanit e vlefshme për javën e parë, përfundoi në barazim. Kjo ndeshja e cila u zhvillua në qytetin e Korçës u mbyll 1-1.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e RTSH ka folur trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin. Pavarësisht se Elbasani ka bërë super merkato deri më tani, Bordin la të kuptohet që akoma nuk janë mbyllur afrimet për verdheblutë.

“Do vazhdojmë të punojmë dhe shpresoj që të rikthehen lojtarët e dëmtuar dhe ndonjë afrim tjetër deri në mbyllje të merkatos”, ishin fjalët e teknikut italian pas barazimit me Skënderbeun.

Tashmë pritet të shihet se në cilin repart do të shtojë forcat Elbasani, të cilët kanë bërë një merkato për notën 10 deri më tani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga