Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Luajtëm më mirë se Skënderbeu në pjesën e dytë", Roberto Bordin thirrje drejtuesve: Pres afrime të tjera

Shkruar nga NEWSPORT
"Luajtëm më mirë se Skënderbeu në pjesën e
Roberto Bordin

Sfida mes Skënderbeut dhe Elbasanit e vlefshme për javën e parë, përfundoi në barazim. Kjo ndeshja e cila u zhvillua në qytetin e Korçës u mbyll 1-1. Pas kësaj sfide për mikrofonat e RTSH ka folur trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin.

“Është e vërtetë që besuam. Djemtë nuk e kanë humbur kurrë besimin te arritja e këtij rezultati pozitiv. Ne barazuam, por kisha shpresa që mund të bënim më shumë.

Kemi pësuar gol shpejt, por merita e djemve është që reaguan. Në pjesën e dytë e ndryshuam skemën për të ndryshuar edhe rrjedhën e këtij takimi. Luajtëm me kundërsulme pasi kishim më shumë hapësira. Skënderbeu na vendosi në vështirësi, por në pjesën e dytë bëmë më mirë.

Sigurisht që për Mustën e dimë që është anësor i majtë, por me aftësitë e tij është ambientuar në 3-shen difensive, në krahun e majtë të kësaj 3-she. Megjithatë, me Mustën atje kemi fituar shumë eksperiencë.

Janë edhe 35 javë për finalen. Sapo jemi ngjitur dhe duhet të jemi me këmbë në tokë. Do vazhdojmë të punojmë dhe shpresoj që të rikthehen lojtarët e dëmtuar dhe ndonjë afrim tjetër deri në mbyllje të merkatos”, u shpreh Bordin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga