Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Merituam si fatin edhe 3 pikët, fitore për Alivodën”, Brdaric jep premtimin e madh: Edhe pak do bëj konferenca në gjuhën shqipe

Shkruar nga NEWSPORT
“Merituam si fatin edhe 3 pikët, fitore për
Thomas Brdaric

Vllaznia mposhti pastër Bylisin me rezultatin 2-0 në shtëpi duke marrë 3 pikët e rradhës që e mbajnë në krye të renditjes. Stojanovic e Balaj ishin autorët e golave në pjesën e dytë. Në përfundim të ndeshjes trajneri Thomas Brdaric dha prononcimin e tij.

“E merituam edhe fatin. Falenderoj edhe tifozët që na mbështetën në tribuna, por dua të falenderoj edhe ekipin për fitoren. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë dhe ka mënyrën e vetë të të luajturit. Merituam 3 pikët.

I uroj Alivodës një kohë sa më të mirë në Dubai. Nuk është mirë që një lojtar si ai largohet, por është një fitore për të. Sot i thash lojtarëve që duhet të fitojmë për Alivodën. Kemi punuar shumë që të jemi një ekip i fortë për të patur sistemin tonë. Mala është lojtar që luan në disa pozicione dhe punon shumë mirë. Nuk kam parë ndonjëherë një Malë më të mirë se tani. Ai i jep energji ekipit dhe na ndihmon të fitojmë me eksperiencën e tij.

Plan B? Duhet kohë, lojtarët nuk kanë komplet 90 minuta. Kemi analizuar me stafin dhe është diçka taktike pasi kemi emra dhe cilësi të mirë e të ndryshme.

Unë e kuptoj më shumë se sa mendoni ju shqipen. Po përpiqem. E di që të jem në Shkodër, me aq sa di jam në rregull, por duhet të jap përgjigje profesionale. Ju premtoj që shumë shpejt do ju shpjegoj çdo gjë në shqip”, tha Brdaric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga