Egnatia dhe Vllaznia kanë barazuar ditën e sotme në supersfidën e vlefshme për javën e 13-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric.
“Nëse me pyesni, Kristi Qarri na e dha pikën. E nisëm shumë keq ndeshjen dhe kundër ekipeve të forta s’duhet ta bëjmë këtu. S’mund ta them që kemi pasur një aksion të mirë në pjesë të parë. Në të dytën treguam një fytyrë tjetër tonën. Egnatia është shumë e vështirë në shtëpi. Nuk më shqetëson faza ofensive për të ardhmen.
Siç e thashë performancën që bëmë në pjesën e parë nuk mund ta përsërisim më. Është shumë e vështirë që të rikthehesh në lojë. Nga pikëpamja ime siç u kthyem në pjesën e dytë, tregon që kemi karakter dhe mentalitet.
Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe e meritonim fitoren më shumë se Egnatia. Shpeshherë nuk duhet të luash futboll të bukur. Një pikë jashtë është sukses”, është shprehur Brdaric.