
Vllaznia është gati për supersfidën përballë Partizanit. Ekipi shkodran është i plotësuar dhe tashmë kërkon qetësi para ndeshjes e cila luhet për prestigj dhe vendin e dytë.
Qatip Osmani e ka ‘projektuar’ formacionin titullar, teksa në mendjen e tij ka vetëm një mëdyshje. Krahu i djathtë i mbrojtjes mbetet në balotazh mes Smajlit dhe Salës. Smajli ka probleme fizike që nga grumbullimi me Kombëtaren U-21, ndërsa Sala nuk e ka krahun e djathtë pozicionin natyral.
I pari po përpiqet maksimalisht që të rikuperohet dhe të kthehet që nga minuta e parë, pas dy mungesave ndaj Erzenit në kampionat dhe Egnatias në Kupë.
Në krahun tjetër, nëse Smajli nuk ia del, Sala është i gatshëm që të ndryshojë krah për t’i ardhur në ndihmë ekipit dhe për të ndjekur urdhrat e Qatip Osmanit.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
VLLAZNIA: Qarri, Smajli (Sala), Stojanovic, Juric, Hakaj, Alivoda, Krymi, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.