Partizani do të luajë në trasnfertë përballë Vllaznisë, nesër në orën 16:30. Ndeshje kjo e cila është e e vlefshme për javën e 21-të të Abissnet Superiore. Të dyja ekipet zbresin në “Loro Boriçi”, me të njejtin qëllim atë të “rrëmbimit” të 3 pikëve nga rivali.
Për nga rëndësia e ndeshjes, dihet që të dyja ekipet do të tregojnë anën e tyre më të “egër” në fushë. Ndërsa për paraqitjen që do të bëjnë futbollistët nesër, të “kuqtë” kanë qenë të investuar “all-in” në seancat stërvitore.
Skuadra e Partizanit i dha dhe dorën e fundit stërvitjes, në të cilën ka qenë edhe sulmuesi më i ri i skuadrës, Sekou Sidibe.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi ka ndarë disa pamje gjatë kohës kur “djemtë” e Oltijon Kërnajës perfeksiononin edhe më shumë formën e tyre për nesër.

