Klubi i Partizanit ka njoftuar afrimin e tij më të ri, i cili synon të përforcojë repartin e sulmit. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Sekou Sidibe i cili do të jetë zyrtarisht pjesë e ekipit të “kuq”.
24-vjeçari me origjinë belge u prezantua sot nga drejtori sportiv i klubit Agim Ibraimi. Futbollisti Sidibe do të luajë për fanellën e Partizanit, për një periudhë kohore 1 vit e gjysmë sipas kontratës e cila është nënshkruar mes palëve.
Sulmuesi anësor vjen me një eksperiencë nga ekipet e moshave të klubit holandez PSV Eindhoven, si dhe ka qenë pjesë e ekipeve përfaqësueseve të Belgjikës U-15 deri U-19.
Sidibe ka luajtur gjithashtu me Universitatea Craiova në Rumani dhe së fundmi me La Louviere në Jupiler Pro League të Belgjikës.
Ndërsa njoftimi për zyrtarizimin e sulmuesit, Sekou Sidibe klubi i Partizanit e ka njoftuar edhe me anë të një postimi në rrjetin social "Instagram".
View this post on Instagram
