
Stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë i mbylluë për 1 muaj, kjo pasi në këtë impiant do të bëhen disa punime. Kështu ky stadium mbyll dyer për sfidat e radhës të Vllaznisë, me shkodranët që janë të detyruar të ‘shtegojnë’ për ndeshjet e tyre si pritëse.
Në stadium ditën e djeshme kanë nisur punimet dhe gjithçka ka filluar me korrjen e barit. Më pas do të hiqet tapeti i vjetër për të hedhur më pas farën për barin e ri. Ky poces pritet të marrë më shume se 3 javë dhe në këtë mënyrë kuqeblutë do të luajnë në transfertë.
Fatmirësisht për ekipin e Thomas Brdarci i bie të luhet vetëm një ndeshje si pritëse në transfertë dhe ajo do të jetë ndaj Elbasanit në “Elbasan Arena”, takim që do të luhe tme 6 tetor. Kjo pasi sfida e radhës për Vllazninë është ndaj Dinamos po në “Elbasan Arena”, ku dinamovitet janë pritës.
Dhe pas sfidës me Elbasanin, shkodranët do të luajnë sërish në transfertë, këtë herë ndaj Laçit në Kurbin. Klubi ka bërë me dije se rikthimi në “Loro Boriçi” do të jetë ndaj Partizanit, duel pretendentësh që është parashikuar të luhet 27 tetor.