Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Mbushet kupa”, Bledi Shkëmbi me “dorë të hekurt” ndaj futbollistëve

Shkruar nga NEWSPORT
“Mbushet kupa”, Bledi Shkëmbi me “dorë të
Tirana

Tirana nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Bylisin në “Arenën Kombëtare”. Edhe pse bardheblutë u rikthyer për të luajtur në kryeqytet, sërish nuk e shfrytëzuan diçka të tillë, duke mos arritur dot te fitorja.

Një barazim që dhemb për kryeqytetasit të cilët e shikojnë vetëm në vendin e 9-të, pozicion që të çon në Kategorinë e Parë. Paraqitja e ekipit në ndeshjet e fundit lë shumë për të dëshiruar dhe diçka e tillë nuk kapërdihet lehtë nga Bledi Shkëmbi.

Ky i fundit ka vendosur të mos teloreojë asnjë prej futbollistëve titullarë, të cilët kanë zhgënjyer me performancat e tyre. Kështu po përdor taktikën për të ulur në stol titullarët e përkëdhelur, të cilët e kanë marrë si të mirëqenë vendin në formacion.

Diçka e tillë para disa ditësh ka ndodhur me Florjan Përgjonin, i cili u la në stol nga Shkëmbi në duelin me Laçin, si një formë ndëshkimi. Rikthimi i kapitenit ishte më i fortë se kurrë dhe i radhës ishte Jaormouni.

Ky i fundit u zëvendësua që në fundin e pjesës së parë ndaj Egnatias dhe sigurisht futbollisti kërkoi falje dhe me pas u rikthye në formacion. Diçka të tillë pritet ta bëjë me të gjithë lojtarët që nuk japin më të mirën e tyre dhe Shkëmbin që ka vendosur të mos tolerojë asnjërin prej tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga