Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Marrin fund pushimet për kampionët e Kategorisë së Parë, Elbasani nis zyrtarisht përgatitjet për Superioren

Shkruar nga NEWSPORT
Marrin fund pushimet për kampionët e Kategorisë së
Elbasani

Elbasani është një nga skuadrat më aktive në merkato, me drejtuesit që kanë vazhduar punën për përforcimin e ekipit për sezonin e ri. Teksa skuadra ishte me pushime, drejtuesit nga krahu tjetër janë marrë me merkaton në mënyrë që të plotësojnë grupin e lojtarëve.

Por ditën e hënë marrin fund pushimet për futbollistët. Ekipi me në krye Nevil Deden do të zbresin javën e ardhme në fushën e lojës.

Këtë javë të gjithë lojtarët iu janë nënshtruar vizitave mjekësorë si dhe kanë bërë edhe testet fizike për të parë gjendjen e tyre. Pas këtyre analizave, ekipi do të nisë me stërvitjet intensive, ku jesë të skuadrës do të jenë edhe lojtarët e afruar gjatë kësaj merkatoje.

Në këtë mënyrë kampionët e Kategorisë së Parë do të nisin kështu zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri dhe për elitën. Verdheblutë do të synojnë që të mos jenë vetëm kalimtarë në Superiore, madje nuk e fshehin dëshirën se kërkojnë të jenë pjesë e “Final – Four”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga