"Abissnet Superiore"
Superiorja ditën e sotme do të luajë ndeshjet e tjera të javës së 21-të të kampionatit. Takime delikate dhe shumë interesante janë në program për t’u zhvilluar në 2 orare të ndryshme.
Kështu në orën 13:30 do të luhet ndeshja e shtyrë Tirana – Flamurtari, takim që do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”. Paralelisht do të luhet edhe në Vorë, aty ku Vora do të përballet me Teutën.
Ndërkohë në orën 16:30, e gjithë vëmendja do të jetë në “Elbasan Arena”. Elbasani do të presë Dinamon dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë për vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit.
Poll
