Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luajnë në transfertë ndaj Elbasanit, përforcim i rëndësishëm për ekipin e Arbër Abilaliajt

Shkruar nga NEWSPORT
Luajnë në transfertë ndaj Elbasanit, përforcim i
Blessing Eleke

Partizani do të luajë në transfetë ndaj Elbasanit në kuadër të javës së 27-të të kampionatit. Duel ky që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” ditën e shtunë në orën 17:00.

Kjo përballje për Arbër Abilaliajn dhe ekipin e kuq është shumë e rëndësishme, pasi kryeqytetasit kërkojnë të bëjnë “autokritikën” dhe të rikthehet te rezultatet pozitive në kampionat. Nuk do të jetë e lehtë përballë një skuadre që fitoren e ka “jetike”, por ka lajme të mira për “Demat” para këtij takimi.

Blessing Eleke prej një jave tashmë stërvitet plotësisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe me shumë gjasa ndaj verdhebluve ditën e shtunë do të mund të bëjë debutimin e tij. Ky është një përforcim brenda grupit për Abilaliajn, i cili për pjesën e mbetur të sezonit mund të llogarisë edhe shërbimet e afrimit të janarit, i cili deri më tani po rikuperohej nga një dëmtim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga