Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Lojtari i Ndeshjes” përballë Laçit, mbrojtësi Olberkis: Kënaqësi për mua, por më shumë rëndësi kanë 3 pikët e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtari i Ndeshjes” përballë Laçit, mbrojtësi
Sigitas Olberkis

Elbasani fitoi në transfertë përballë Laçit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin e Kurbinit, përfundoi me rezultatin minimal 0-1 në favor të verdhebluve. Në përfundim të këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, mbrojtësi i Elbasanit, Sigitas Olberkis.

“Është çmimi im i parë në Superiore, por e kam marrë një në Kupë. Është kënaqësi për mua, por më e rëndësishme ishin 3 pikët. Sidomos pasi kjo fitore vjen në një fushë të vështirë si kjo e Laçit.

Më duhet të shoh përsëritjen e rastit, mendoj se topi kishte dalë jashtë. Por reagova shumë shpejt te momenti i Tresës, por meritat duhet t’i marrë gjithë ekipi. Falenderoj Qaqin dhe gjithë lojtarët që erdhën nga stoli.

Skuadra më e vështirë? Nuk më pëlqen që të them një skuadër, por kur erdha e nisa duke luajtur përballë Dinamos. Ishte ndeshja më e vështirë për shkak të emocioneve, por besoj se gjithçka është e barabartë në këtë ligë. Në përgjithësi të gjithë skuadrat janë të forta, ka shumë rivalitet për të marrë pikët.

Të gjithë në ekip jemi në nivel të njejtë. Qaqi bën punën e tij, unë bëj punën time. Ndoshta gjithkush mund ta meritonte këtë çmim, por sot isha unë. Përgëzoj Qaqin për ndihmën.

Çfarë nuk funksionon te sulmi i Elbasanit? Është një pyetje “tinëzare”. Ndeshjet janë shumë të vështira”, tha Olberkis.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga