
LAÇI – TEUTA 3 – 0 (Luiz 26, Corediro 66' 88')
Laçi është ngjitur në vendin e pestë të Superiores duke parakaluar Elbasanin me një fitore që arriti sot ndaj Teutës me rezultatin 3-0. Dy herë Cordeiro dhe një herë Luiz ishin ata që i dhanë këtë fitore kurbinasve.
Situatë jo e mirë për durrsakët momentalisht që pozicionohen në vendin e tetë, me një pikë më shumë se Tirana dhe katër pikë më shumë se Skënderbeu. Këto të fundit përballen pas pak.
Superiore: Java 25
Stadiumi: “Laçi”
Arbitër: Emanuela Rusta
Formacionet zyrtare:
LAÇI: Molla, Taleb, Kurti, Lleshi, Tresa, Cena, Bullari, Manellari, Melo, Opeh, Da Silva. Trajner: Françesko Moriero
TEUTA: Tafas, Jazxhi, Maçolli, Peposhi, Beshiraj, Kruja, Lloci, Toma, Gjinollari, Simeu, Arifi. Trajner: Bledar Devolli
LIVE:
88’ GOL LAÇI! Realizon Cordeiro sërish
66’ GOL LAÇI! Realizon Cordeiro
63’ Cordeiro provon me një goditje të rrezikshme me kokë
56’ Teuta afrohet me golin, Arifi kërcënon me goditje dënimi
55’ Karton i verdhë për Kurtin, mbrojtësi i Laçit shkakton faull shumë pranë zonës së rreptësisë
46’ Nis pjesa e dytë në Laç
45’ Përfundon pjesa e parë në stadiumin “Laçi”
45’ Faull i Laçit në sulm ndaj Tafas
32’ Pritje spektakolare e Mollës sërish, portieri i Laçit hero deri në këto momente
26’ GOL LAÇI! Realizon Luiz
21’ Molla bën superpritje, goditja e Krujës prek traversën
10'- Laçi krijon rastin e parë, Kurti ndalet nga shtylla.
1’- Starton sfida në Kurbin, ekipet në kërkim të fitores.