
Tirana 4 – 1 Laçi (Kola 5', Jarmouni 53', Ernest 74', Ndreca 88' / Traore 12')
Tirana ka fituar përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Kjo sfidë e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, përfundoi me fitoren 4-1 të bardhebluve.
Golat për Tiranën u shënuan nga Kola, Jarmouni, Ernest dhe Ndreca. Ndërkohë që golin e vetëm për kurbinasit e shënoi Traore. Një fitore tepër e rëndësishme për Tiranën, të cilët treguan një “fytyrë” të re.
Me këtë triumf, bardheblutë shkojnë në kuotën e 29 pikëve dhe ngjiten në vendin e 8-të. Në krahun tjetër me 31 pikë të grumbulluara, Laçi mbetet në vendin e 6-të të renditjes.
Superiore: Java 28
Stadiumi: "Niko Dovana"
Arbitër: Ditmir Grimci
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Selmani, Vera, Dembele, Kola, Mici, Soler, Rafa, Smaçi, Ndreca, Ernest, Jarmouni. Trajner: Bledi Shkëmbi.
LAÇI: Molla, Kurti, Lleshi, Tresa, Myrta, Bibo, Manellari, Prodani, Mjaki, Traore, Opeh. Trajner: Francesco Moriero.
LIVE:
88' GOL TIRANA! Shënon Ndreca.
74' GOL TIRANA! Shënon Ernest.
53' GOL TIRANA! Shënon Jarmouni.
12' GOL LAÇI! Shënon Traore.
5' GOL TIRANA! Shënon Kola.
1’ Shkelmohet topi i parë në stadiumin “Niko Dovana”.