
Bylis ka triumfuar në shtëpi përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve.
Ishin pikërisht këta të fundit që dominuan gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar shumë raste. Teksa goli erdhi në minutën e 52-të. Ishte sulmuesi nigerian ai që shënoi golin e vetëm në këtë sfidë për t’i dhënë fitoren Bylisit.
Me këtë fitore, Bylis shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e 7-të, duke u larguar me 3 pikë nga “zona e ftohtë”. Në krahun tjetër, me 28 pikë, durrsakët mbeten në vendin e 8-të.
Bylis 1 – 0 Teuta (Malomo 52')
Superiore: Java 28
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Juxhin Xhaja
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Batista, Bruno, Mahmuti, Ruçi, Peralta, Abazaj, Marku, Kane, Berko, Malomo, Kamara. Trajner: Gentian Mezani.
TEUTA: Tafas, Peposhi, Jazxhi, Kotobelli, Gjinollari, Vila, Maçolli, Boçi, Arifi, Toma, Beshiraj. Trajner: Bledar Hodo.
LIVE:
52' GOL BYLIS! Shënon Malomo.
12' Bylis tenton përsëri, kësaj here me Malomon.
8' Bylis pranë golit, por Tafas ndal goditjen e Ruçit.
1' Shkelmohet topi i parë në Ballsh, nis sfida mes Bylisit dhe Teutës.