
PARTIZANI – VLLAZNIA 2-0 (Cara, Rrapaj)
Është mbyllur sfida në ‘Arena e Demave’. Partizani ka mundur në takimin e fundit të vitit Vllazninë përballë tifozerisë së kuqe me rezultat 2-0.
Kapiteni Cara shënoi që në fillim të sfidës sa hap e mbyll sytë. Që aty u duk që do të sihte një mbrëmje fantastike për të kuqtë. Partizani administroi rezultatin me një Vllazni që nuk mundi të bëntë shumë përveç rasteve sporadike.
Rrapaj vulosi çdo gjë me aftësitë e tij magjike dhe i dha lamtumirën klubit të kuq ashtu siç do të dëshironte. Në festë iu bashkua dhe lojtari jubilar tashmë, Tedi Cara. Shumë raste për të mbyllur dhe më thellë plagën e shkodranëve, por Jukaj ishte një portier me vlera. Maliqi, 20 vjeçari debutoi për Vllazninë.
Më shumë se 1 ‘yll’ mund të largohet në merkato, por ‘Demat’ tentojnë titullin pavarësisht lamtumirave. Tedi në monetin e ndërrimit pati standing-ovation.
SUPERIORE: Java e 19-të
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Ermis Çelaj
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Ismaili, Zeka, Preka, Bintsuka, Buxhelaj, Taipi, Domgjoni, Rrapaj, Cara (K) ,Trajner: Aleksandar Veselinovic
VLLAZNIA: Jukaj, Pusi, Krymi, Sala, Balaj, Kahrimanoviç, Çoba, Delaj, Bajrami, Mala, Dodaj, Trajner: Thomas Brdaric
LIVE:
1'- Starton takimi mes Partizanit dhe Vllaznisë. Të dy ekipet matin forcat kundrejt njëra-tjetrës. Cara nderohet për 200 ndeshje me fanelën e kuqe.
2'- Cara e nis sfidën më së miri. Mënyra më e mirë për të festuar 200 ndeshje me Partizanin.
Goli i Carës
3'- Zeka harkon në zonë, Bintsouka kap traversën. Vllaznia e hutuar.
24'- Golashënuesi i Kampionatit, Bekim Balaj rast goli.
31'- Dodaj jep super top në zonë, por Delaj nuk e mbërrin dot. Kahrimanovic e mban gjallë aksionin, po që nuk rezulton në rrezik.
Rasti i Vllaznisë
33'- Krymi dëmton taipin. I dashuri i Vjosanës shumë energjik në fushë.
38'- Bintsuka del para portës, por flamuri i anësorit ngrihet.

45'- Jepen 2 minuta shtesë.
45+2'- Mbyllet pjesa e parë në Tiranë. Partizani i falet kapitenit për avantazhin e Vllaznisë.
46’ Nis pjesa e dytë në “Arenën e Demave”.
63'- Rrapaj driblon bukur, bën çorbë mbrojtjen e Vllaznisë dhe shënon golin e 5-të sezonal.
Goli i Rrapajt
70'- Zeka del nga loja. Keko hyn dhe është pjesë për herë të 15-të. 2 gola ka secili derimë tani.

77'- Qirko pret goditjen e Zaganjorit në qendër.
78'- Jukaj pritje fantastike ndaj Bintsuka. I riu në portë nuk zhgënjen.
90+4'- Mbyllet takimi i fundit i ditës në Superiore. Partizani mund 2-0 Vllazninë pa shumë komplekse.