
Tirana 1-2 Partizani (Abazaj 41' / Maguette 15', 90+3)
Derbi numër 203 mes Tiranës dhe Partizanit ka përfunduar me fitoren e të kuqve. Sfida e vlefshme për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”, është mbyllur me rezultatin 1-2.
Protagonist absolut në këtë ndeshje ishte mesfushori i Partizanit, Maguette Gueye i cili ishte autor i të dy golave për të tijët. Të parin e shënoi në minutën e 15’, ndërsa të dytin në minutën e 93’. Në krahun tjetër, golin e vetëm për Tiranën e shënoi Kristal Abazaj në minutën e 42’.
Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 54 pikëve në vendin e 3-të, ndërsa Tirana me 46 pikë mbetet në vendin e gjashtë të renditjes, duke rrezikuar “Final Four”.
Kategoria Superiore: Java e 33-të
Stadiumi: "Air Albania"
Arbitër: Eldorjan Hamiti\
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Kozi, Mici, Hoxhallari, Përgjoni, Lulaj, Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Lushkja, Abazaj, Patrick. Trajner: Erbim Fagu.
PARTIZANI: Qirko, Buxhelaj, Sembene, Sota, Maguette, Murataj, Rrapaj, Mehmeti, Cara, Bintsouka, Mba. Trajner: Orges Shehi.
Rastet e ndeshjes:
90+3' GOL! Maguette rikthen avantazhin te Partizanit.
87' Jonuzi ndëshkohet me kartonin e 2-të të verdhë, Tirana me 10 lojtarë.
82' Rasti i Skukës.
65' Dyshja Skuka-Keko pranë golit.
61' Aktivizohen Xhuliano Skuka dhe Andi Hadroj.
45+9' Mbyllet pjesa e parë 1-1.
45' Eldorjan Hamiti ndëshkon me karton të kuq Hoxhallarin, por VAR-i e ndryshon në të verdhë.
41' GOL! Abazaj barazon shifrat.
39' Rrapaj dhe Keko pranë golit, Kozi dhe fati shpëtojnë Tiranën.
26' Kristal Abazaj pranë golit të barazimit.
15' GOL! Maguette kalon Partizanin në avantazh.
13' Ndizet sfida, Tirana rrezikon "Demat".
1' Starton derbi në "Air Albania".