
LAÇI – VLLAZNIA 3 – 1 (Papa 44', Mjaki 53', Melo 55'/ Dajsinina ag 17')
Ndeshja midis dy ekipeve veriore ka përfunduar me rezultatin 3-1. Vllaznia ka shënuar e para fal një autogoli nga Dajsinani, që mund të quhet dhe i pafat. Shkodranët luajtën më mirë në pjesë të parë dhe u përpoqën të tregojnë dhëmbët që në fillim. Mirëpo, lojtari me eksperiencë në kampionatet europiane, Papa barazoi pak para përfundimit të pjesës së parë. Në të dytën
Laçi hyri më dinamik dhe arriti brenda 2 minutave 2 gola të befasishëm. Mbrojtja e shkodranëve u kap e papërgatitur dhe kështu Laçi përmbysi rezultatin. Mjaki me portën thuajse të boshatisur pas pritjes së portierit të goditjes së parë drejt kuadratit, arriti të realizoj. Melo me një parabol të bukur, që u dyshua për pozicion jashtëloje në fillim vulosi rezultatin që mbeti i pandryshuar për pjesën e mbetur të takimit.
Abissnet Superiore: Java e 9
Stadiumi: “Laçi”
Arbitër: Adrian Beqiraj
Formacionet zyrtare:
LAÇI: Dajsinani, Kurti, Lleshi, Tresa, Kousame, Manellari, Prodani, Melo, Mjaki, Papa, Da Silva. Trajner: Françesko Moriero
VLLAZNIA: Qarri, Juriç, Krymi, Sala, Kahrimanoviç, Delaj, Bajrami, Mala, Dodaj, Qato, Jago. Trajner: Tomas Brdariç
LIVE:
90+4'- Mbyllet 3-1 takimi midis Laçit dhe Vllaznisë.
55'- Shënon Melo! Laçi shënon golin e tretë vetëm 1 minutb pasi gjeti të dytin
Goli i tretë i Laçit
53'- Laçi kalon në avantazh, Mjaki gjen rrugën e rrjetës dhe përmbys Vllazninë.
46'- Pas rishikimit në VAR, goli është i rregullt dhe sfida është 1-1
44'- Laçi barazon rezultatin, Papa gjen rrugën e rrjetës. Ky gol po rishikohet në VAR për pozicionin e lojtarit kurbinas.
17'- Laçi i pafat! Dajsinani dërgon topin në rrjetë, Vllaznia në avantazh.
5'- Vllaznia rrezikon nga goditja e këndit.
1’- Laçi dhe Vllaznia kërkojnë fitoren, starton sfida në Kurbin.