Borac Banja 1-0 Egnatia
Champions League: Kualifikuese
Raundi I: Ndeshja I
Stadiumi: Gradski Stadion
Egnatia pëson humbje në ndeshjen e parë kualifikuese të Champions League. Rrogozhinasit munden minimalisht 1-0 përballë Borac Banja Luka në Bosnje.
Një ndeshje shumë e vështirë për kampionët e Shqipërisë që u luajt për gati 2 orë pas shtesave të shumta në fund të të dy pjesëve, e u rëndua akoma më shumë me kartonin e kuq të Arbin Zejnullait në minutën e 70'. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, një gol i boshnjakëve në minutën e 6-të shtesë uli në gjunjë Egnatian. E për ta bërë akoma më keq, ishte një tjetër karton i kuq i marrë nga Edison Ndreca.
Formacionet zyrtare:
Borac Banja Luka (4-2-3-1): Shiskovski, Meijers, Vukovic, Grahovac, Herrera, Lukic, Kvrzic, Vranjes, Carolina, Kulasin, Karaklajic. Trajner: M. Zizovic
Egnatia (3-5-2): Sherri, Dulysse, Aliyev, Xhemajli; Fangaj, Zejnullai, Aleksi, Lushkja, Ndreca; Bakayoko, Ibrahimoglu. Trajner: E. Tetova
Rastet
11' Rasti i Borac:
30' Rasti i Egnatias: Zejnullai
45+7' Rasti i Egnatias: Ndreca
59' Karton i kuq i Egnatias: Zejnullai
70' Ndërpritet ndeshja përkohësisht, kore antishqiptare në stadium
90+6' Goli i Borac Banja Luka