Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Spektakël i 5 golave dhe gabime pafund, Vora i jep leksione Bylisit në “Selman Stërmasi”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Spektakël i 5 golave dhe gabime pafund, Vora i jep leksione Bylisit
Vora

Vora 4 – 1 Bylis (Ruzgis 9, Geci 24', Kasalla 77', 80' / Mustapha 54')

Vora ka fituar përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 4-1.

Golat për ekipin fitues u shënuan nga Ruzgis, Geci dhe dopieta e Kasallës. Ndërkohë që golin e vetëm për ballshiotët e shënoi Mustapha. Vlen të theksohet se në këtë lojë kishte shumë gabime.

Kështu, Vora shkon në kuotën e 19 pikëve dhe ngjitet në vendin e 7-të. Në krahun tjetër me 1 pikë më pak, Bylis zbret në “zonën e ftohtë”, duke u renditur i 8-ti në tabelën e klasifikimit.

Superiore: Java 18
Stadiumi: “Selman Stërmasi”
Arbitër: Ermis Çelaj

FORMACIONET ZYRTARE:
VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Kasalla, Vrapi, Prestige, Ruzgis, FazlagiC, Daka, Barjamaj, Geci. Trajner: Arjan Bellai.
BYLIS: Vachoux, Abdullahu, Peralta, Adeduro, Mustapha, Malomo, Sulovari, Gjuzi, Ofori, Marku, Abazaj. Trajner: Mirel Josa.

LIVE:
80' GOL VORA! Shënon Kasalla.

77' GOL VORA! Shënon Kasalla.

54' GOL BYLIS! Shënon Mustapha.

45+4' Mbyllet 2-0 pjesa e parë.
38' Vrapi tenton nga goditja e dënimit, topi shkon mbi traun e portës.

24' GOL VORA! Shënon Geci.

9' GOL VORA! Shënon Ruzgis.

1' Shkelmohet topi i parë në stadiumin "Selman Stërmasi", nis dueli Vora - Bylis.


Poll

Lexo gjithashtu