
Laci
Laçi është klubi i Superiores që do luajë në “Play Out” këtë sezon. Kurbinasit renditen të tetët, teksa do kërkojnë të shpëtojnë sezonin në një takim final.
Flamurtari, Vora, Apolonia ose Korabi, një prej tyre është kundërshtari që Laçi do presë. Fillimisht të katërta skuadrat do luajnë takimet gjysmëfinale dhe më pas finalen e parë mes tyre.
Finalja e madhe më pas do të vendosë për fatin e Superiores në sezonin e ardhshëm. Ndeshja mes dy skuadrave do marrë jetë në stadiumin e Laçit.
Poll