Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Laçi ‘makth’ për Edi Martinin, shkodrani njeh vetëm 3 fitore

Shkruar nga NEWSPORT
Laçi ‘makth’ për Edi Martinin, shkodrani njeh vetëm
Edi Martini

Teuta do të luajë përballë Laçit ditën e dielë në shtëpi, në kuadër të javës së 30-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, do të startojë në orën 18:00.

Një ndeshje mjaft e rëndësishme për të dyja ekipet, me kurbinasit që kërkojnë largimin nga zona e ftohtë. Në krahun tjetër, përtej mbijetesës, Teuta ka filluar të mendojë dhe shpresojë për “Final Four”. Megjithatë, kjo rrugë do të kalojë përmes ndeshjes me Laçin.

Me këta të fundit, Edi Martini e ka ‘pisk’ punën. Në 19 ndeshje të zhvilluara përballë Laçit, tekniku shkodran njeh vetëm 3 fitore. Në plot 10 ndeshje është mposhtur, teksa ka barazuar në 6 të tjera.

Pra, kjo sfidë nuk luhet vetëm për 3 pikët, por edhe që Edi Martini të përmirësojë disi statistikat përballë kurbinasve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga