Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Laçi i “sakatuar”, Cungu pa 4 titullarë ndaj Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
Laçi i “sakatuar”, Cungu pa 4 titullarë ndaj Dinamos
Laci

Laçi do të luajë në transfertë duelin e javës së 33-të të Superiores. Kurbinasit do të duelojnë me Dinamon për 3 pikët e kësaj jave, sfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00, teksa ende nuk dihet stadiumi që do të zhvillohet kjo përballje.

Kurbinasit vijnë në këtë përballje pas humbjes me Egnatian dhe ndaj “Bluve” do tëë tentojnë vetëm fitoren për t’iu larguar zonës se “Play-Out”. Nuk do të jetë aspak e lehtë për Armando Cungu, i cili do të vuajë mungesën e 4 titullarëve.

Arlind Kurti, Altin Kryeziu dhe Melo janë të pezulluar. Të 3 lojtarët kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhe dhe në këtë mënyrë nuk do të mund të japin kontributin e tyre ndaj bardhezinjve, ndërsa Paulo Junior do të mungojë për shkak dëmtimi. Mbrojtësi brazilian u dëmtua ndaj rrogozhinasve dhe do të mungojë ndaj “Bluve”.

Cungut do t’i duhet të gjejë zëvendësuesit e tyre për të përballuar siç duhet duelin me Dinamon. Kujtojmë se aktualisht Laçi mban vendin e 7-të me 38-të, po aq sa Teuta e vendit të 8-të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga