
Laci - Flamurtari
Laçi dhe Flamurtari do të përballen të dielën në orën 19:00 për finalen e Play-Off të Superiores. Kurbinasit e mbyllën sezonin në vendin e 8-të, ndërsa vlonjatët fituan ndaj Korabit dhe Apolonisë e tashmë skuadrat vihen përballë njëra-tjetrës.
Klubi bardhezi, me një njoftim në faqen e saj zyrtare në rrjete sociale bën me dije se stadiumi i Laçit do të jetë i hapur në tribunën përballë. Pra, hyrje falas për tifozët kurbinas, por jo për ata vlonjat. Kjo pasi miqtë do të kenë në dispozicion tribunën pas porte e jo atë përballë ku ulen vendasit.
“Momenti për t’u bërë të gjithë bashkë. Hyrja falas në tribunën përballë”, shkruan klubi në faqen e saj.
View this post on Instagram