Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Ky barazim djeg, meritonim fitoren", trajneri i Elbasanit: Nuk shënojmë? Rëndësi ka të krijojmë raste, do përmirësohemi

Shkruar nga NEWSPORT
"Ky barazim djeg, meritonim fitoren", trajneri i Elbasanit: Nuk
Roberto Bordin

Elbasani dhe Tirana kanë mbyllur në barazim supersfidën e javës së 14-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin.

“Ky barazim djeg sepse skuadra bëri një lojë shumë të mirë. Kjo edhe për shkak të zëvendësime të detyruara për shkak dëmtimesh. Bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe merituam të shënonim në disa momente. Në 2-3 raste të Tiranës pësuam gol, ndërsa ne patëm raste por nuk shënuam dot. Është paraqitje e mirë dhe djemtë meritojnë të vlerësohen.

Mungon goli kur mungon Ze Gomes? Është një moment i tillë fatkeqësisht. Shënojmë shumë raste goli, por nuk shënojmë. Duhet të krijojmë, sepse ndeshjen tjetër mund të kemi më pak raste. Por duhet të nisemi nga kjo ndeshje mjaft e mirë e djemve të Elbasanit sot.

Mungesat e shumta dhe të gjata? Është e vështirë për ta përgatitur gjatë javës pasi s’kemi numrin e lojtarëve për të bërë situata të ndryshme. Sot kishim lojtarë jo në 100% por ishin të detyruar të luanin, sidomos në mesfushë. Lulaj ka luajtur me problem në shpinë pjesën e dytë, por në fund përshëndetja me tifozët e merituar, treguan që kemi dhenë maksimumin. Por mungon goli dhe e rëndësishme është të krijosh raste, sot meritonim të fitoren. Por duhet të jemi më cinik para portës, duhet të përmirësohemi.

Goli që pësuam ishte një gabim pasi lamë bosh gjithçka. Është mëkat pasi ishte një ndeshje shumë e mirë. Më vjen keq që mbetemi vetëm me barazim duke qenë dhe para një publiku të tillë. Duhet fitorja për klubin dhe tifozët dhe për vetë djemtë që meritonin 3 pikët.

Po mendoni si të shënoni gol? Zgjidhja është që të jemi më të saktë. Nëse është problemi i moskrijimit të rasteve, 7-8 raste i kemi bërë. Por duhet të jemi më të zotët dhe të saktë para portës, kështu që do të jetë një punë ndryshe”, tha Bordin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga