Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kote u zëvendësua për shqetësim fizik”, Abilaliaj: Ishte një ndeshje që duhej të fitohej

Shkruar nga NEWSPORT
“Kote u zëvendësua për shqetësim fizik”,
Arbër Abilaliaj

Partizani dhe Teuta u ndalën sot në një barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Trajneri i “demave të kuq” Arbër Abilaliaj doli në prononcim për mediat në fund të sfidës.

“Pritshmëritë ishin të larta, vinim nga një rezultat pozitiv dhe donim të vazhdonim. E dinim që Teuta do të mbrohej dhe ishte e vështirë. Besoj se na mungoi e para freskia, dhe e dyta kualiteti në metrat e fundit. Kemi rrezikuar në goditjet standarte, me topin poshtë kishim mundësinë të bënim më mirë. Kote u zëvendësua për shqetësim fizik, na prishi pak planin dhe ishim të detyruar ta zëvendësonim.

Më shumë na penalizoi dëmtimi i tij për aftësitë që ai ka në sipërfaqe të vogla. Problemi ishte që nuk arritëm të merrnim ritëm ngaqë u dhanë vetëm faulle. Disa prej lojtarëve po vuajnë të marrin formën e tyre më të mirë. Taipi po vuan një barrë shumë të madhe në këto ndeshje. Unë pak a shumë e preka, nëse do ishim treguar pak më agresivë, besoj se do kishim më shumë mundësi.

Në pjesën e dytë kemi gabuar në pasën e fundit. Po të kishim freski më të madhe në mesfushë do ishim më të qartë, duke pasur parasysh që me të gjithë kondicionimin si nga aspekti fizik dhe ata që kanë luajtur të dëmtuar, nuk mund të them që nuk jam i kënaqur. Ishte një ndeshje që duhej të fitohej, sido që të jenë rrethanat, kur futesh në fushë për të fituar, patjetër që duhet ta bësh.”, u shpreh Abilaliaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga