Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Konfirmoi largimin nga Skënderbeu, ja sa fitojnë korçarët nga shitja e Dean Liços

Shkruar nga NEWSPORT
Konfirmoi largimin nga Skënderbeu, ja sa fitojnë korçarët
Dean Lico

Dean Liço nuk do të jetë më lojtar i Skënderbeut për sezonin e ri. Ka qenë lojtari që ka konfirmuar vetë diçka të tillë.

Fantazisti do të vazhdojë karrierën te skuadra e Igdir FK, e cila militon në kategorinë e dytë turke. Mungon vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje, ku palët kanë firmosur kontratë 1-vjeçare.Prezantimi i lojtarit në Turqi është çështje ditësh, teksa janë zbuluar edhe prapaskenat e këtij transferimi.

Nga kjo shitje Skënderbeu përmirëson financat, ku 250 mijë euro shkojnë në arkat e korçarëve. Gjithashtu drejtuesit e klubit kanë mbajtur edhe 15% të kartonit të kapitenit, ku do të përfitojnë sërish nëse klubi turk do ta rishesë Liçon. Ky i fundit largohet nga "Ujqërit e Dëborës" pas 2 sezonesh dhe nis kështu një aventurë të re në karrierën e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga