
Trajneri i Tiranës Roberto Bordin e ka nisur aventurën te Tirana me barazim, ndërsa ka folur pas ndeshjes me Flamurtarin, duke u ndalur në pika ta caktuara: “Kemi ndryshuar në të dyja pjesët edhe si ndeshje shkoi pothuajse e barabartë në të dyja palët ku çdokush mund ta fitonte ndeshjen.
Kishim raste të pastra me Mensan dhe Tabekun në fund. Kishim vështirësi në kundërsulmet në pjesën e dytë dhe më pas menduam të fusim Haxhiun në pjesën e dytë për ti dhënë pak mundësi për të bllokuar krosimin nga krahu i tyre i majtë. Jam shumë i lumtur për sakrificën e skuadrës që vendosën shpirtin e garës në lojë sidomos në 20 minutat e fundit ku patëm shumë vështirësi në aspektin fizik.
Jam i lumtur për performancën dhe me rastin që krijuam në minutat e fundit edhe pse ishim duke vuajtur. Normale që të kemi vështirësi por do punojmë përditë për t'u përmirësuar. Do shikojmë si do shkojnë gjërat se kemi lojtarë të dëmtuar që na kushtëzon por mbetet e hapur çdo gjë. Momenti që kthehet Meta me Dembelen kemi më shumë zgjidhje. Sigurisht gjatë javës do shikojmë lojtarët që kemi në dispozicion për të parë si do i vendosim në fushë.
Sigurisht 15-20 minutat e fundit vuajtëm por tentuam të marrim masa nga krahu i sulmit të tyre të majtë. haxhiu ka bërë punë shumë të mirë në mbulim dhe në nisje. Sigurisht patëm vështirësi me mesfushorët e qendrës dhe s'kishim mundësi për të rinisur. Më shumë zgjidhja e lojtarëve nga situatat në të cilat ndodhen në lojë se sa orientim nga ana jonë".