Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Këtë besim nuk e kam pasur te Tirana”, Regi Lushkja “injoron” Partizanin: Rivalët e Egnatias? Vllaznia dhe Dinamo janë ekipe të forta

Shkruar nga NEWSPORT
“Këtë besim nuk e kam pasur te Tirana”, Regi Lushkja
Regi Lushkja

Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, ka përfunduar 2-0 në favor të vendasve. Në përfundim të duelit ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Regi Lushkja i cili shënoi dhe asistoi.

“Jam i lumtur që ekipi kaloi një sfidë të fortë, përballë një kundërshtari si Dinamo pasi ka një sulm tepër të mirë. Ne u mbrojtëm mirë dhe shfrytëzuam rastet tona. Jam i lumtur që luftuam deri në fund dhe ia dolëm me sukses.

Rivali i Egnatias? Ne kemi bërë një ecuri shumë të mirë dhe pozitive, kemi punuar shumë që të kemi këtë sukses. Trajneri na thotë të jemi të uritur dhe të marrim çdo ndeshje si finale. Edhe Vllaznia dhe Dinamo janë të fortë, por ne i shohim të gjithë të barabartë.

Cilësita e mia janë nga mekanizmat skuadrës, por edhe nga profesori, stafi, drejtori dhe presidenti që besojnë tek unë. Jam ndierë shumë i vlerësuar, nuk e kam patur te Tirana. Trajneri Sylvinho në stadium? Kënaqësi që po na ndiqte, por ne bëjmë punën tonë, mbetet për t’u parë”, u shpreh Regi Lushkja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga