Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kërkojnë përmbysjen në sfidën e kthimit, një titullar i shton “dhimbjet e kokës” Edlir Tetovës

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkojnë përmbysjen në sfidën e kthimit, një
Bakayoko ne momentin e demtimit

Egnatia prej ditësh vazhdon përgatitjet për duelin e kthimit me Borac Banja Luka. Rrogozhinasit janë mposhtur në sfidën e parë me shifrat 1-0 dhe në ndeshjen e kthimit synojnë përmbysjen për të siguruar kualifikimin.

Por pak ditë para kësaj përballje, një titullar i shton “dhimbjet e kokës” Edlir Tetovës. Sulmuesi Bakayoko nuk është stërvitur me ekipin. Kujtojmë se sulmuesi mori një dëmtim në ndeshjen e parë dhe tashmë stafi mjekësorë është në “luftë” me kohën për ta rikthyer lojtarin të jetë i gatshëm për ditën e mërkurë.

Stafi rrogozhinas me në krye Tetovën “kryqëzojnë gishtat” që futbollisti të mund të rikuperohet dhe të jetë i gatshëm, pasi është shumë i rëndësishëm për formacionin e Egnatias. Në të kundër mungesa e tij do të linte një “boshllëk” në repartin e avancuar.

Kujtojmë se dueli i kthimit me Borac Banja Luka do të luhet ditën e mërkurë. Kjo përballje do të startojë në orën 21:00 në "Elbasan Arena".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga