Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kemi mentalitet dhe cilësi”, Thomas Brdaric: Jam okej me një pikë, Balaj pësoi një dëmtim në audiktor

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi mentalitet dhe cilësi”, Thomas Brdaric: Jam okej me
Thomas Brdaric

Egnatia dhe Vllaznia u ndalën në barazim me shifrat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric doli në prononcim për mediat në fund të përballjes.

“Jam i lumtur, për ekipin që arritën të merrnin minimumin një pikë. Si e nisëm pjesën e parë, ishte shumë e ngadaltë, nuk kishim mundësi të ishim të rrezikshëm. Humbëm një top shumë të thjeshtë në mesfushë dhe Egnatia shënoi golin e parë. Në stadiumin e tyre ishte një atmosferë të nxehtë. Kemi një mentalitet të mirë dhe cilësi.

Kemi mundësi të përballojmë ekipe si Egnatia dhe Dinamo. Në pjesën e dytë kishim përmirësim dhe mund të fitonim ndeshjen. Që të bësh një qarkullim të mirë të topit, ishte e vështirë të bëhej në një fushë të rrëshqitshme. Ideja ishte që të mbanim më shumë topin, në pjesën e dytë bëmë ndërrime. Pas ndeshjes gjithmonë je më i zgjuar. Na duhet 100% konfidencë që të shkojmë në ndeshje për ta fituar, të ulim sa më shumë numrin e gabimeve. E lejojmë kundërshtarin të vijë në kundësulm me topa të humbur.

Në fund të ditës arritëm të tregojmë një fytyrë të mirë. Në kampionatin shqiptar çdo ndeshje është shumë e afërt dhe shumë e ngushtë, jam okej me rezultatin. Dëmtimi i Balaj ishte diçka që nuk pritej, e zëvendësuam për 4 minuta. Ka një dëmtim në audiktorin e tij, shpresoj të mos ketë diçka serioze. Mensah bëri një ndeshje të mirë dhe i bëri një zëvendësim të mirë Bekimit.”, shprehet Brdaric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga