Tirana do të ndeshet me Bylisin në durrës dhe kjo do të jetë ndeshja startuese për Maganin, ish-trajneri i Lushnjes i shkarkuar pak javë më parë. Peqinasi do të mbart dëmtimet e ekipit që nga periudha Shkëmbi e llogaritë duhet t’i bëjë pa 2 lojtarë.
Mungesat janë Prenga dhe Përgjoni për arsye dëmtimesh. Të dy mbrojtësit e klubit kryeqytetas kanë marrë nga 1 lëndim dhe vështirë se mund të rikuperohen. Kështu, ata nuk do të kenë shansin të provojnë të nisin një takim nën urdhërat e Gugashit.
Numri i kartonëve mund të sjellë shqetësime të reja në kampin e “Bardhebluve”. Gjumsi e Mici kanë nga 3 kartonë dhe me 1 plus mund të ripërsëritet historia e dy lojtarëve ndaj Bylisit. E përveç kësaj nëse mungojnë këta dy të rëndësishmit, këtë e bëjnë ndaj një kundërshtari të fuqishëm ndaj Elbasnait.
Dilemat janë të mëdha që në fillim për teknikun e ri të tiranasve. Nëse aktivizon dy lojtarët, pritet që të paktën njëri të mungojë pastaj ndaj elbasanasve. Nëse nuk i aktivizon repartet ngelin bosh dhe duhet vrarë mendja për të gjetur zëvendëesimet. Pasardhësi i Shkëmbit ka një malore përpara me plot problematika.