
Egnatia
Egnatia do të presë Partizanin në “Egnatia Arena” për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 31-të të Superiores. Sfidë kjo që do të luhet ditën e dielë në orën 15:00.
Një duel shumë i rëndësishëm për rrogozhinasit, të cilët pas humbjes me Erzenin do të tentojnë rikthimin te fitorja. Skuadra e Edlir Tetovës ka nisur përgatitjet, teksa do të ketë edhe mungesa.
Për shkak kartonësh do të mungojnë Spahiu dhe Dylis. Të dy do të jenë të pezulluar, ndërkohë Xhemajli mungon për arsye dëmtimi. Nga ana tjetër lajm i mirë është rikthimi nga dëmtimi i Mario Gjatas. Sulmuesi do të jetë i gatshëm për Tetovën, ky i fundit ke shumë gjasa od t’i japë disa minuta ndaj demave.
Poll