
Vllaznia dhe Dinamo u përballën me njëra –tjerën në “Loro Boriçi”, përballje kjo që përfundoi 3-2 në favor të dinamoitëve. Një sfidë brenda sfidës ishte edhe për Bekim Balajn dhe Baton Zabërgjan.
Dyshja “luftuan” kundër njëri –tjetrit për të gjetur golin dhe për të kryesuar listën e golashënuesve të Superiores. Padiskutim që talenti i Dinamos e fitoi këtë garë, pasi shënoi golin e parë për të tijtë.
23-vjeçari këtë sezon ka “rilindur” me Ilir Dajën dhe në 15 ndeshje ka arritur të shënopjë 8 gola. Po kaq sa sulmuesi shkodranë. Lojtari “Dardan” ka dhënë edhe 2 asiste në Superiore, ndërsa Balaj ka mundur të asistojë vetëm 1 herë për shokët e skuadrës.
Tashmë të dy sulmuesit së bashku me Itodo Mandelan do të bëjnë mes tyre llogaritë për golashënuesin e Superiores. Një garë e fortë dhe mjaft e bukur mes tyre, me kampionatin që është shumë i gjatë dhe me siguri të tjerë gola spektakolarë do të shikojmë nga protagonistët në fushën e lojës.