
Merveil Ndockyt është një lojtar i huaj që pak vetave mund të ju kujtohet. Futbollisti afrikan kaloi një periudhë të bukur tek Tirana, ku la shenjë me 5 golat e tij.
Kongolezi ndejti një sezon vetëm në Superiore dhe luajti 29 takime për ‘Bardheblutë’. Lojtari i huaj erdhi në Tiranë nga ekipe të shtetit afrikan, më saktë nga kryeqyteti Brazzaville.
Sezoni fntastik i Ndockyt në kampionatin shqiptar i solli atij kalimin e bujshëm në La Liga për llogari të Getafes.
Që aty ai nuk bindi më duke përfunduar i shitur në klube të tjera spanjolle e mbi të gjitha duke përfunduar të luajë për ekipet B, edhe pse të klubeve të mëdha si Barcelona.
Tashmë, lojtari aktivizohet në Gorica të Kroacisë, duke bërë prap ktheu në karrierë e në territory, pasi 26 vjeçari gjendeët në Ballkan për herë të dytë. Në një deklaratë në rrjetet sociale Merveil shprehet i mërzitur dhe për më tepër i zhgënyer.
Natyrisht ka të drejtë. Nga një spektakël në fushat e Spanjës, në një rënie drastike që të pikëlllon.