Ish-arbitri me stemën e FIFA-s Bujar Pregja, i ftuar i zakonshëm në emisionin “Skaner” në MCN, ka dhënë versionin e tij për rastin e diskutueshëm në derbin Tirana – Partizani, konkretisht minuta e 82-të, ku lojtari bardheblu preku topin me dorë brenda zonës së rreptësisë, ndërsa arbitri Florian Lata lejoi vazhdimin e lojës.
“Kthehemi te minuta e 82-të. Ka prekje të topit me dorë brena zonës, por e kam thënë, jo të gjitha prekjet e topit me dorë në zonë janë penallti. Siç e përcakton edhe rregullroja, në këtë rast kemi te bëjmë me prekje të dorës në mënyrë aksidentale”, u shpreh Pregja.
Vlen të përmendim se, deri në këtë segment loje, shifrat ishin 1 – 1 dhe akordimi i penalltisë për Partizanin, do ndryshonte krejtësisht dinamikat e lojës, nga ajo se çfarë prodhoj pa penalltinë e mundshme.
Tre minuta më vonë, mesfushori ofensiv Freddy Alvarez shënoi golin e fitores dhe përmbysjes për bardheblutë. Kampionati ka arritur në fazën më të “nxehtë”, aty ku çdo gabim “peshon”, fundi i këtij edicioni do tregoj ndikimin e këtij episodi për “Demat e Kuq”, të cilët ndodhen në garë “kok më kok” së bashku me Dinamon për Final Four.
