Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Jemi futur në ngërç", Jazxhi tepër i pakënaqur me situatën e Teutës: Na është bërë fitorja si makth

Shkruar nga NEWSPORT
"Jemi futur në ngërç", Jazxhi tepër i
Jazxhi

Jazxhi është shpallur 'Lojtari i Ndeshjes'. Mbrojtësi shtatlart i dha pikën Teutës, e madje ishte shumë i përfshirë në aksionet sulmuese. Lojtari i bluve pati 2 raste të pastra për gol dhe mund të kishte dhënë dhe 3 pikët Edi Martinit.

“Jam i kënaqur vetëm për trofeun. Kishim shumë probleme në pjesën e parë. Bëmë më mirë në të dytën. Barazuam, shtymë përpara, por prapë nuk jam i kënaqur.

Është bërë shumë e vështirë kjo fitorja. Të shënojmë gola e kemi të vështirë. U bënë 8 ndeshje pa fitore. Jemi futur në ngërç. Kemi qenë mirë, por tani jemi futur në këtë situatë.

Madje, pësojmë shumë. Të them të drejtën jam i pakënaqur. Nuk kemi ekuilibra në prapavijë. Uroj të kthehemi në gjendjen e mëparshme sa më parë.”, u shpreh Jazxhi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga