Vetëm pak minuta na ndajnë nga derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Në prag të kësaj përballjeje ka folur drejtori sportiv i Partizanit.
Arbër Abilaliaj ka theksuar se:
"Si trajner apo drejtor teknik është derbi më i vështirë? Si trajner patjetër. Ta përjetosh si trajner është shumë e vështirë si nga ana emocionale si në çdo aspekt tjetër.
Sa vlen ecuria para këtij derbi? Është një ndeshje shumë specifike duke parë traditën e dy skuadrave. Pak rëndësi ka se si vijnë ekipet në këtë sfidë, por do të veçoja se Partizani ka një grup më solid dhe ka lojtarë që kanë fituar 3 derbi vjet. Këtë mund ta konsideroj si avantazh.
Rinisja në derbi drejt titullit? Është një ndeshje shumë e luftuar. Nuk luhet vetëm për 3 pikët, por ka edhe bonus për të ecur para. Partizani është në ndërtim e sipër. Kemi lojtarë të rinj edhe trajneri është i ri. Mendoj se duke kaluar javët mendoj se ekipi do të konsolidohet më mirë. Me punën e bërë deri tani jemi të kënaqur, me vazhdimësinë jemi mirë. Kemi shënuar më shumë se vjet, ndëersa duhet të rregullojmë mbrojtjen pasi kemi pësuar 1 gol më shumë se vjet. Një ndeshje shumë e mirë edhe për trajnerin.
Ndryshime në formacion? Është kollaj të flasësh ditën e ndeshjes. Është trajneri që shikon nga stërvitja për formacionin dhe vendos për futbollistet më në formë të momentit".