Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Krenar për këtë fitore", Brdaric besnik ndaj Balajt: Zëvendësues për të? Jam i lumtur me lojtarët që kam

Shkruar nga NEWSPORT
"Krenar për këtë fitore", Brdaric besnik ndaj Balajt:
Thomas Brdaric

Supersfida e javës së katërt të Superiores, ajo mes Vllaznisë dhe Egnatias është mbyllur me fitoren e shkodranëve. Ndeshja e zhvilluar në “Loro Boriçi”, përfundoi 3-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric.

“Jam krenar për këtë ndeshje përballë një ekipi si Egnatia. E kemi përballuar këtë ndeshje taktikisht dhe mentalisht, ishte gjithçka në maksimum sot. Kemi bërë një performancë mjaft të mirë. Kemi sakrifikuar shumë ndeshjen e kaluar dhe lamë pikë, nuk na pëlqen që të humbim normal. Në mendje momentalisht kam lojtarët si Qato që bëri një ndeshje mjaft të mirë.

Ishte një performancë shumë e mirë nga ne. Në detaje duhet analizuar ndeshjen, për të parë se çfarë duhet të bënim më mirë. Ishim në shtëpinë tonë para tifozëve, jam shumë i gëzuar.

 Sulmues që mund t’i zërë vendin Balajt? Kemi vendosur të gjithë bashkë për skuadrën. Jam i lumtur me lojtarët që kam dhe shpresoj që secili prej lojtarëve të jetë mirë. Shpresoj që të kemi një balancë të mirë në ekip në ndeshjet e ardhshme”, tha trajneri Brdaric.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga