Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Jam i fokusuar vetëm te Dinamo", vlonjati për raportet me trajnerin: Për sukseset e Dajës nuk është nevoja të flitet

Shkruar nga NEWSPORT
"Jam i fokusuar vetëm te Dinamo", vlonjati për raportet me
Bregu

Dejvi Bregu është një nga yjet e kësaj Dinamoje këtë vit. Vlonjati u rikthye në Superiore dhe deri tani aventura nuk po e zhgënjen.

Lojtari i Ilir Dajës ka folur në Neës24 sot për ecurinë e bluve dhe për luftën e titullit, ku Nëndetësja ndodhet si kampione dimri aktualisht. Pa harruar nuk ka mbetur dhe raporti Daja-Bregu.

"Kontratën e kam të gjatë. Dihet besimi i presidentit. Di të them se jam i fokusuar te Dinamo. Nëse vjen një ofertë, duhet të jetë diçka shumë e mirë, si për klubin, ashtu edhe për mua.

Të gjithë e dinë që kampione në fuqi është Egnatia. Të gjitha ekipet duan të zbresin Egnatian nga froni. Ne do shikojmë ndeshje pas ndeshje. I kemi të gjitha mundësitë. Shpresojmë që t’ia dalim në fund.

Mendoj se është një katërshe mes nesh, Partizanit, Vllaznisë dhe Egnatias. As Elbasanin dhe as Teutën nuk i heq nga gara. Gara është e gjatë.

Unë kam punuar që në kohën e Skënderbeut, kam ruajtur raporte korrekte me të. E di mënyrën e tij të punës. Për sukseset e tij nuk është nevoja të flitet. Mentaliteti i tij fitues e bën të veçantë", u shpreh Bregu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga