
Skënderbeu arriti të mposhtë Vllazninë me shifrat 2-1 falë golave të Saleh Nasr. Ky i fundit u shpall lojtari më i mirë i takimit dhe doli në prononcim për mediat.
“Jam shumë i gëzuar me këtë fitore, duhet të pushojmë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës. Duhet të pranoj, Teuta është një ekip shumë i mirë, Edi Martini më dha eksperiencë dhe isha shumë i lumtur. Tani jam te Skënderbeu një ekip me kualitet dhe histori.
Ndoshta në dy ndeshjet e fundit kam qenë me fat, jam i gëzuar të shënoj këto gola dhe t’i dhuroj ekipit këto tre pikë. Jam gati për një përballje në fazën e katërt me Teutën. Nikaj dhe Luquinhas janë lojtarë me kualitet, nuk ka diferencë mes tyre. Kam pasur një problem të vogël tek Teuta, por tashmë jam i lumtur te Skënderbeu.”, u shpreh Nasr.