
Vllaznia arriti të triumfojë në javën e parë të Superiores ndaj Egnatias me shifrat 2-0. Një triumf tepër i rëndësishëm ky i shkodranëve përballë kampionëve të Shqipërisë në javën e parë të kampionatit.
Por para se ndeshja e mbrëmshe të startonte, Vllaznia organizoi një ceremoni të veçantë për fizioterapistit dhe masazhatorit të ekipit, Ruzhdi Mesit. Ky i fundit festoi dje 65-vjetorin e lindjes, duke mos u lënë pas nga Vllaznia.
“30 vitet e kontributit të tij si pjesë e stafit mjekësor të Vllaznisë, kanë shtyrë drejtuesit e klubit tonë t’i organizojnë një ceremoni të veçantë me rastin e 65-vjetorit të lindjes fizioterapistit dhe masazhatorit Ruzhdi Mesi përpara ndeshjes së djeshme me Egnatian. Një shenjë mirënjohje kjo për kontributin e dhënë në vite prej tij për ngjyrat kuqeblu”, shkruan Vllaznia në rrjetet sociale.