
Të shtunën, Egnatia do të luajë kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 8-të të Superiores. Një përballje që pritet me interes nga të dy kampet respektive e veçanërisht nga të dy tifozëritë. Rrogozhinasit, kampionët në fuqi do të tentojnë të bëjnë maksimumin për të marrë më të mirën nga ky duel I programuar të zhvillohet të shtunën në orën 17:00.
E ndërsa skuadra e Tetovës ka stofin e kampionit, kryeqytetasit e trajnerit Oltijon Kërnaja do të tentojnë më të mirën për të marrë triumfin e dytë nën drejtimin e tropojanit. Një duel që në nisje të Superiores ishte ideuar si ndeshja e titullit, por ulje-ngritjet në kampin e kuq, kanë shndërruar totalisht situatën.
Forma relativisht e mirë e treguar në pjesën e dytë kundër Flamurtarit mund të sjellë spektakël të shtunën, por edhe Egnatia e Rrogozhinës ishte fantastike në barazimin pa gola kundër Dinamos. E ndërsa Tetova, tanimë me stofin e kampionit rresht, do të provojë të shkojë drejt trofeut të radhës, përballë ka një trajner të ri për Superioren, si Oltijon Kërnaja. Përvoja s’I mungon në kategoritë inferior. Por, a është gati të ndalë furinë e gjelbër? Këtë do ta shohim të shtunën, në orën 17:00.