Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Ishim shumë keq", Brahja justifikohet me mungesat pas humbjes me Vorën: Lodhja ndikon, ka të bëjë dhe konkurrenca! Kupë dhe kampionat? Do jetë...

Shkruar nga NEWSPORT
"Ishim shumë keq", Brahja justifikohet me mungesat pas humbjes me
Julian Brahja

Egnatia është mposhtur me rezultatin 0-2 nga Vora, për sfidën e vlefshme të javës së 33-të në Abissnet Superiore.

Nga “Arena Egnatia”, ka folur pas këtij dueli trajneri i rrogozhinasve Juljan Brahja.

"Humbja e tretë? Një pjesë e parë jo e mirë e jona. Të pësosh në një moment dhe pastaj penalltia. Mos të harrojmë që kishim dhe mungesat e Xhemajlit, Sotës dhe lojtarët që kanë luajtur shumë minuta dhe në Kupë. Ndoshta ndikoi dhe kjo pak deri diku dhe se loja po them që bëri punën e vetë.

Krahu i majtë më i dobët në markim? Po siç e the, kemi patur probleme në atë krah. Të them të drejtën ishim keq.  filluam me një 3-5-2, krahun e djathtë kaluam me selmanin, dhe ai u mundua por s’kishim problemin aty.

Problemi në qendrat e mbrojtjes, përqindja e madhe? Normalisht që nuk mund ti ndaj lojtarët që kanë munguar, janë boshti i ekipit, qoftë Malaj, Xhemajli dhe Dajsinani.

Egnatia 3 ndeshje rresht nuk po performon ashtu siç duhet? Ndeshja në kupë shumë më e mirë? Ke kupën prioritet? Ndoshta pjesën e dytë ishte më e mirë. U munduam pjesën e dytë për të shënuar. Kështu që dhe ne nuk shënuam por pësuam.

Rezultatet, dhe tre humbjet? Besoni se mund të merrni fitoren me skuadrat e kreut? Jo nuk mund ta them këtë. Ne shfrytëzojmë ndeshjet. Kemi humbur tre ndeshje rresht me vendet e fundit. Në kampionat ka shumë konkurrencë. Edhe Tirana, edhe Flamurtari dhe Vora kanë bërë shumë mirë. Kemi vlerësuar dhe kampionatin dhe Kupën. E dimë se është e vështirë të luftosh për dy trofe, ekipi është i lodhur dhe ndoshta kjo ndikon", tha Brahja. 

 

Poll

Lexo gjithashtu