Fatmir Prengaj në pozitën e sulmuesit të majtë, u rikthye në fushë pas 9 muajësh pauzë, kjo për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi. 24-vjeçari zbriti në fushën e blertë me fanelën e Vorës kundër Tiranës para pak ditësh, e mbyllur 1 – 1.
Edhe pse ai mori disa minuta në fushë, ky është hap pozitiv për kapërcimin e problemeve fizike dhe hapjen e një “kapitulli” të ri me skuadrën e Vorës.
Prengaj para disa minutash ka publikuar në rrjetet sociale një video, e cila përkon me dëmtimin e rëndë te Tirana, deri te rikthimi në “aksion” me ngjyrat e Vorës, sikurse e shoqëruar me një mesazh.
Për trajnerin Arian Bellai, ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 do të jetë një “armë” shtesë në pjesën e mbetur të sezonit, aty ku objektivi përkon me mbijetesën në Superiore.
