Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Infermieria e Partizanit mbushet plot, 7 lojtarë me probleme fizike para startit të kampionatit

Shkruar nga NEWSPORT
Infermieria e Partizanit mbushet plot, 7 lojtarë me probleme fizike para
Partizani

Te Partizani dëmtimet janë kthyer në një makth. Infermieria është mbushur plot, vetëm pak ditë para startit të kampionatit.

Përveç Taipit dhe Prekas që vazhdojnë të rikuperohen për të qenë në 100% e tyre, listës u janë shtuar edhe 5 lojtarë të tjerë. Buxhelaj ka shqetësime muskulore dhe është lënë disa ditë pushim nga stafi, ndërsa Hadroj vazhdon të ketë probleme, ndërsa Ismali ka një dëmtim muskulor dhe nuk dihet ende se kur mund të jetë gati.

Gjithashtu edhe Mintongo ka pësuar një dëmtim në ndeshjen miqësore me Apoloninë dhe tashmë ka nisur fazën e rikuperimit. Jashtë për javën e parë pritet të jetë Bujanovci.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga