
Ilir Daja duket se ka sjellë një frymë të mirë te Dinamo. 57-vjeçari ka 3 ndeshje që është në krye të “Bluve” dhe ka grumbulluar 5 pikë. Edhe pse nuk janë maksimalet, koha që Daja ka patur në dispozicion ka qenë e pakët, por punën e tij e ka bërë më së miri.
Sidomos në repartin e sulmit, kryesisht me Baton Zabërgjan. Duket se ky i fundit ka zgjuar ‘bishën’ brenda vetes, ku në 3 ndeshje nën urdhrat e Ilir Dajës ka shënuar 2 gola. Vetëm 5 shënonte gjithsej sezonin e kaluar, teksa këtë sezon, 23-vjeçari duket të jetë komplet një tjetër lojtarë.

Është vetë trajneri Daja që e ka të preferuarin e tij Zabërgjan. Tekniku dinamovit është shprehur se e dëshironte si lojtar edhe kur ishte trajner i Ballkanit edhe pse operacioni nuk u krye me sukses. Megjithatë, duket se dyshja Daja-Zabërgja do të udhëheqin Dinamon drejt objektivave, pse jo dhe titullit kampion të shumë lakmuar.